Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështirë. Bora po bie me intensitet të ulët në Kodrën e Diellit, e cila për momentin nuk po qëndron në rrugë.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga Lidhja Atuo Moto e Maqedonisë rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.