Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50-100 metra në akset rrugore Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Negotinë, Negotinë – Demir Kapi dhe Dellçevë – Kamenicë e Maqedonisë.
Nga Lidhja AutoMoto e Maqedonisë njoftojnë se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Përgjatë prerjeve dhe grykave, mund të ketë rrëshqitje më të vogla të cilat pastrohen rregullisht.
Ekipet e shërbimit janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.
Lidhja AutoMoto e Maqedonisë rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.