Në pikat kufitare të vendit vazhdon fluksi i madh i makinave, por situata më e ngarkuar është në vendkalimet Tabanoc me Serbinë dhe Bogorodicë me Greqinë.
Sipas njoftimit të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, në vendkalimet Bogorodicë dhe Tabanoc pritjet janë deri në 45 minuta. Por nga ana tjetër, shumë qytetarë janë ankuar përmes rrjeteve sociale edhe për pritje më të gjata. Në pikat e tjera sidomos Bllacë dhe Qafë Thanë nuk ka pritje të mëdha, por fundjavat pritet të shkaktojnë fluks më të madh. (INA)