Gjeneral Pishmani

Valla je tuj rrejt o Arben. Rrrej rrej sa të duash. Rrej sa të duash është shumë që e dinë që është kështu. Je ka rren o vlla, sa po mundesh.

Pasi iu drejtua deputetit të LDK’së, Arben Gashi me shprehjen ‘rrenc’, Haradinaj në seancën e fundit të Kuvendit, kërkoi falje dhe tërhoqi fjalën. Nëse shikohet në limite kohore, nuk kishte pothuajse as 7 minuta mes fjalës së thënë dhe kërkim-faljes.

“Arben ke të drejtë për atë…për shprehjen e përdorur, e tërheqi”, thotë Haradinaj.

Kështu, ajo që ka karakterizuar kryeministrin Ramush Haradinaj për më shumë se 180 ditë qeverisje, është ngutia e tij në fjalë dhe shpejtësia e tij për të kërkuar falje.

Cilat janë episodet më të njohura kur ‘gjenerali’ i ra pishman për fjalët e tij?

Episodi më i njohur i Haradinajt, natyrisht mbetet momenti kur ia kishte përplasur në fytyrë Murat Mehës hartat në kohën kur ai po raportonte për demarkacionin.

“Nuk jemi na këtu me ardhë me ba hajgare me neve kujt t’i çohet. Murat pederi…”

Pas kësaj, ai kërkon falje…

“Cilësimi që i kam bërë sot Murat Mehës në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, s’ka të bëjë me fjalor diskriminues ndaj asnjë kategorie njerëzore, e as ndaj komunitetit LGBT”, kishte deklaruar Haradinaj.

Nga kjo deklaratë e Haradinaj, kishte kaluar më shumë se një vit, kur ai do të gjendej në pozitën e kryeministrit.

Në ditët e para në këtë pozitë, Haradinaj do të ‘ngutej’ pak me gazetarët, vetëm për shkak të një pyetje. Ai i kishte quajtur gazetarët ‘të pashkollë’.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata” pati deklaruar Haradinaj.

Pas kësaj, ai kishte kërkuar falje…

Përveç fjalëve, Haradinaj na kujtohet edhe për veprime dhe vrapime të ngutshme. Lidhur me faljen e borxheve të ujit ai kishte thënë se e ka bërë këtë ‘sepse iu ka tekë’. Kur kishte vrapuar shpejt për në zyrën e tij nga shtatorja e Skënderbeut, nëse shikohej me ‘slow motion’ shihej një vrapim mjaft i shpejtë dhe i çuditshëm, aq sa për të mos u krahasuar me ish-presidentin Barack Obama. Por ata që e rrethojnë gjeneralin, ‘armata’ e këshilltarëve të tij, kishin ngarendur t’ua mbyllnin gojën të gjithë atyre që përqeshnin këto veprime të çuditshme të Haradinajt, duke thënë se ‘veprime të ngjashme bënte Obama’.

Duke tentuar ta vë veten në vijën e liderëve me një gjuhë trupi si Obama, Haradinajn e ka tradhëtuar vazhdimisht gjuha e tulit. Pas çdo fjale, bashkë me Haradinajn gjithmonë vie edhe një ‘pishman’, një kërkim – falje. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme