Gjenerali amerikan Michael Barbero ka thënë se Shqipëria duhet t’i marr seriozisht kërcënimet e Iranit, sipas tij çdo mik i Amerikës është në shënjetër të iranianëve. Ai ka ftuar shqiptarët të jenë viligjentë.
Barbero ka thënë para gazetarëve në Tiranë se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.
“Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”, ka thënë Barbeo.
Kujtojmë, Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei deklaroi se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” për Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje që t’i jepet fund pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Por në mesazhin e tij ajatollahu Ali Khamenei nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë.
“Në një vend evropian, në një vend shumë të vogël evropian por shumë i lig, ka disa elementë amerikanë me disa tradhtarë iranianë. Ata u bën bashkë për të komplotuar kundër republikës islamike.
Komploti ishte tre ditë pas rritjes së çmimit të karburantit. Njerëzit ishin të pakënaqur për shkak të çmimit të karburantit. Disa njerëz dolën në protestë. Sapo ata dolën për të protestuar, këta agjentë të tradhtuar të armikut filluan të zbatojnë planin e tyre, të sabotojnë, të vrasin, të shkatërrojnë qeveritë dhe institucionet dhe të fillojnë luftë. Ky ishte plani i tyre kryesor”, – tha lideri suprem i Iranit gjatë fjalimit të tij duke ju drejtuar Shqipërisë.