Gjenerali amerikan, Welsey Clark ka thënë se është shumë i lumtur që po qëndron në një vizitë në Kosovë.

Clark në një konferencë për media, falënderoi ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, për pritjen që i është bërë, transmeton telegrafi.

“Jam i lumtur që të kthehem për vizitë në Kosovë. Është hera e parë që po e vizitoj Ministrinë e Mbrojtjes, dhe jam i impresionuar, e kam parë gjatë viteve zhvillimin e Kosovës, është një zhvillim në liri, demokraci. Shpresoj që të këtë prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën, për vendosjen, punën dhe për të shërbyer në demokraci”, deklaroi ai.

Gjenerali Clark tha se do të takojë edhe zyrtarët e Qeverisë, për të uruar për marrjen e mandatit.

“Jam shumë i lumtur që jam në Kosovë. Pres të takoj zyrtarët e Qeverisë, dhe të uroj kryeministrin dhe ministrat për detyrën. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë” shtoi ai.

Ndryshe, Clark është pritur me nderime të larta ushtarake në Kosovë. /Telegrafi/