Një gjeneral i lartë i forcave ajrore amerikane ka parashikuar se SHBA dhe Kina me gjasë do të hyjnë në luftë në vitin 2025, i cili përbën paralajmërimin më dramatik të një oficeri të lartë ushtarak për gjasat e një konflikti për çështjen e Tajvanit.
Gjenerali Mike Minihan, kreu i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, tha se dy fuqitë ushtarake ka të ngjarë të përfundojnë në luftë për shkak të një sërë rrethanash që do të trimëronin presidentin kinez Xi Jinping.
“Shpresoj se jam gabim. Zemra ime më thotë se do të luftojmë në vitin 2025”, shkroi Minihan në një memo private drejtuar komandantëve të tij të lartë, të marrë nga NBC Neës dhe të parë nga Financial Times, transmeton Gazeta Express.
“Xi siguroi mandatin e tij të tretë [si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste] dhe caktoi këshillin e tij të luftës në tetor 2022. Zgjedhjet presidenciale të Tajvanit janë në 2024 dhe do t’i ofrojnë Xi një arsye”, shkroi Minihan.
Minihan shtoi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA do të krijonin një “Amerikë të shpërqendruar” nga e cila do të përfitonte presidenti kinez.
“Ekipi, arsyeja dhe mundësia e Xi janë të gjitha në linjë për vitin 2025”, përfundoi ai.
Komentet e Minihan janë parashikimi më i ashpër nga një komandant i lartë ushtarak dhe një rast i rrallë i një oficeri të lartë që sugjeron kaq qartë se SHBA do t’i përgjigjej një sulmi kinez në Tajvan.
Kjo deklaratë vjen një javë përpara planit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të vizituat Kinën – i pari kabinetit nga administrata e Presidentit Joe Biden që do të realizonte një vizitë të tillë.