Gjenerali Praljak la një letër para se të pinte helm, ja çfarë shkruante

Slobodan Praljak, i cili u vetëvra nga helmimi pas vendimit të gjykatës së Hagës, ka lënë një letër lamtumire pas tij, shkruan “Večernji list”.

Sipas këtij mediumi një letër lamtumire u gjet në shtëpinë e familjes së Praljakut në Zagreb, në të cilën ai kishte dëshirën e tij të fundit.

Letra u vulos me një shënim për të hapur në rast të vdekjes së tij dhe u shkrua dy vjet më parë.

“Unë nuk dua që të kem një varr, dua të me digjni dhe hirin tim ta dërgoni në Mirogoj (Vend ku janë të varrosur dëshmoret e ushtrisë kroate)”, thuhet pjesërisht në letrën e zbuluar të cilën ai e shkroi vetë.

Praljak, i cili ishte shefi i Shtabit të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), u dënua me 20 vjet burg, pas të cilës ai u ngrit, tha se ai e hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Hagës duke pirë më pas helm nga një gotë e vogël që mbante në gjepin e tij.

“Slobodan Praljak nuk është një kriminel lufte, por më vjen keq që duhet të hedh poshtë vendimin tuaj”, ishin fjalët e fundit të gjeneral Praljak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme