Një gjeneral rus ka bërë disa pretendime interesante në lidhje me atë se çka në të vërtetë kishte në shënjestër presidenti amerikan gjatë sulmeve në Siri.
Sipas pretendimeve të gjeneralit rus, që duken më shumë të natyrës konspirative, presidenti amerikan në të vërtetë kishte për qëllim të godiste bazat ushtarake që i takojnë presidentit sirian, Assad.
Luftanijet dhe aeroplanët ushtarakë nga SHBA’të, Britania dhe Franca lansuan mbi 100 raketa mbi Sirinë.
Objektet për prodhimin e armëve kimike u shënjestruan në përgjigje ndaj sulmeve kimike të qeverisë siriane ndaj civilëve sirianë.
Por Rusia pretendon se numri i raketave të lëshuara tregon se Trump kishte diçka tjetër në mendje.
Gjenerali Konashenkov tha se qëllimi ishte që të goditen bazat ushtarake nga raketat e lansuara nga SHBA’të.
Gjenerali shtoi se vetëm 30 raketa do të ishin të mjaftueshme për t’i shkatërruar objektet e dyshuara për prodhim të armëve kimike.
“Shënjestrat e vërteta të lansimeve nga SHBA’ja, Britania dhe Franca më 14 Prill ishin pajisjet në Barzeh dhe Jaramani dhe bazat ushtarake”, tha Konashenkov.