Gazetar: Bashkim Sulejmani
Organizata Ndërkombëtare e Punës me seli në Gjeneve te Zvicrës po mban mbledhjen e saj të 113 me radhë në të cilën pritet të diskutohen problemet e punëtorëve, sindikatat e punëtorëve por edhe te punëdhënësve.
“Në këtë sesion, do të merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë Besar Durshmishi, i cili do të fokusohet më tepër në problemet që kane të rinjtë por edhe punëtorët në vendin tonë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
“Në Maqedoni kemi platforma ekonomike të hershme, të shpejta që nuk mundësojnë të rinjve të punësohen apo të kryejnë punë përmes platformave digjitale por sfida me të cilën përballen ata punëtorë ne vendin tonë është mungesa e një marrëveshjeje formale në tregun e punës. Andaj si Qeveri përgatitemi të gjejmë një zgjidhje ligjore e politike që t’iu sigurojmë edhe atyre punëtorëve një zgjidhje që të kenë edhe marrëveshje formale por edhe të kenë të paguara kontributet dhe sigurimin shëndetësor”, tha Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë.
Lidhja e Sindikatave që përfaqësohet nga kryetari Slobodan Trendafillov, vlerëson se problemet e punëtorëve në vendin tonë do të adresohen në këtë mbledhje.
“Barazia sociale apo orari i duhur i punës, dhe rrogat e vogla janë sfidat kyçe të gjitha shteteve por edhe të Maqedonisë. Në Maqedoni punëtorët përballen me paga të ulëta që iu pamundësojnë një jetë si duhet”, u shpreh Slobodan Trendafilov, Kryetar i Lidhjes së Sindikatave.
Në këtë takim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës pritet të marrin pjesë delegacione nga rreth 187 shtete të botës, ndërsa fokusi kryesor i këtij sesioni të 113 me radhë, do të jetë përmirësimi i kushteve te punës së punëtorëve në mbarë botën, rritja e rrogave dhe sigurimi i një orari pune që është jo më shumë se 40 orë ne javë. /Alsat.mk