Ditë më parë pranë OKB-së u miratua rezoluta për shënimin e 11 Korrikut, si dita Ndërkombëtare për kujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Masakra ose gjenocidi i Srebrenicës ndodhi në korrik të vitit 1995 kur u vranë më shumë se 8 mijë meshkuj myslimanë nga njësitet ushtrisë se Serbve të Bosnjës nën komandën e Ratko Mlladiçit.
Mediat në gjuhën maqedonase, kryesisht i kushtuan më shumë vëmendje reagimeve serbe të miratimit të rezolutës dhe jo vetë ngjarjes që konsiderohet si një nga më tragjiket pas luftës së dytë botërore. Aktivistja dhe ish refugjatja nga lufta e Bosnjës thotë se ky vendim është sjellë me vonesë, megjithatë u jep një lloj mirënjohje viktimave dhe familjarëve të viktimave.
Kusre Ledion Krisafi, Studiues i lartë pranë Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare thotë se ky vendin do të shihet si “njollë e zezë për Serbinë”, edhe pse nuk përmendet as Serbia dhe as populli serb.
Ata flisnin në emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 18:00 në Alsat.