Gjeorgjia thotë se ka vrarë të dyshuarin e sulmit në aeroportin e Stambollit

Autoritetet në Gjeorgji kanë identifikuar njërin prej të dyshuarve të sulmit të vitit të kaluar në Turqi. Sipas tyre, ai është vrarë gjatë një operacioni anti-terror.

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore në Gjeorgji ka thënë përmes një njoftimi për media se ka identifikuar sulmuesin i cili ka hedhur vetën në ajër. Sipas këtij shërbimi, sulmuesi i dyshuar ishte Akhmed Chatayev.

Autoritetet turke kanë thënë se Chatayev, një ekstremist çeçen, thuhet të ketë qenë pjesëtarë i grupit militant, Shteti Islamik. Sipas autoriteteve turke, ai dyshohet të ketë qenë organizator i sulmit vetëvrasës me bombë, në aeroportin Ataturk në Stamboll, ku u vranë 45 persona në qershor të vitit 2016.

Një pjesëtarë i forcave speciale gjeorgjiane ka thënë se tre sulmues u vranë në një operacion anti-terror të zhvilluar më 21 dhe 22 nëntor në kryeqytetin Tbilisi.

Autoritetet gjeorgjiane kanë thënë se janë duke hetuar se si këta persona të dyshuar kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në territorin e Gjeorgjisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme