Gjërat që i urren shenja e juaj e horoskopit

Gjërat që i urren…

Dashi urren:

Mbylljen e kafshëve në kafaze
Mospërgjigjen në telefonata
Njerëzit që publikojnë gjërat intime në rrjetet sociale
Njerëzit që flasin e flasin për gjysmë orë, para se ta mbërrijnë në temë
Njerëzit që nuk dijnë të vallëzojnë
Njerëzit që nuk dijnë të vishen sipas rrethanave
Vonesën e autobusit, trenit, aeroplanit
Muzikën popullore

 

Demi urren:

Mburravecët
Mungesën e organizimit dhe rendit
Kuzhinierët e këqij
Sjelljet e pakulturuara në publik
Njerëzit që nuk vënë dezodorans
Ndjenjën se nuk janë mjaft të mençur dhe të pjekur për ta kuptuar gjendjen
Ushqimin e keq dhe në përgjithësi raportin midis çmimit dhe cilësisë.

 

Binjakët më së shumti urrejnë:

Njerëzit pa sens humori
Njerëzit që nuk iu kushtojnë vëmendjen, të cilën e meritojnë
Orët e prishura dhe alarmet që nuk funksionojnë
Verën e keqe
Këpucët e parehatshme, posaçërisht ato me të cilat nuk mund të vallëzojnë
Njerëzit që flasin ngadalë
Njerëzit që ecin ngadalë
Pesimizmin

 

Gaforrja më së shumti urren:

Njerëzit, të cilët i zgjojnë herët
Fjetjen në kanape, apo ndonjë shtrat të keq
Të nxehtit
Veshjen pa stil
Kritikat e tjerëve
Filmat e dhunshëm apo pamjet që shfaqin dhunë
Fëmijët mosmirënjohës

 

Luanët më së shumti urrejnë:

1. Njerëzit që vishen më mirë se ata

2. Njerëzit që ngasin veturën më mirë se ata

3. Injorimin

4. Të ftohtit

5. Faktin se duhet qëndruar brenda, kur jashtë është ditë e bukur dhe me diell

6. Njerëzit që i këshillojnë t’i marrin gjërat shtruar

7. Pamundësinë për të flirtuar

 

Virgjëresha më së shumti urren

Njerëzit, të cilëve u mungon sensi i organizimit
Njerëzit që vonohen
Njerëzit, të cilët nuk ua kthejnë gjërat e huazuara
Humbjen e kohës në gjëra të parëndësishme
Mosnjohjen e gramatikës
Shperthimet emocionale në publik

 

Peshorja më së shumti urren:

Njerëzit që i thonë t’ia ulë zërin muzikës
Njerëzit që shtiren se janë më të mirë, sesa që janë
Brutalitetin ndaj kafshëve
Seksin për një natë
Varësinë nga diçka
Shprehjet e pakulturuara
Prerjet e këqija të flokëve.

 

Akrepi më së shumti urren:

Nëse dikush është më mirë sesa ai në ndonjë detyrë
Njerëzit që luajnë me ushqimin
Nëse bëhet viktimë e thashethëmeve
Akuzat se janë jobesnikë
Njerëzit që përcjellin trendet
Njerëzit që pohojnë se kanë fuqi të parashikimit të gjërave

 

Shigjetari më së shumti urren:

Njerëzit që ankohen shumë
Tollovitë e secilit lloj
Vonesën
Njerëzit që frikësohen të rrezikojnë
Akuzat se nuk dijnë të menaxhojnë me para
Keqtrajtimin e kafshëve

 

Bricjapi më së shumti urren:

Mburravecët që nuk kanë arsye për t’u mburrur
Njerëzit që u kërkojnë para hua
Njerëzit që nuk e mbajnë fjalën
Njerëzit që nuk kanë qëndrim strikt
Prindërit që nuk disciplinojnë fëmijët e tyre
Prerjet e këqija të flokëve
Njerëzit pasivë

 

Ujori më së shumti urren:

Bisedat për të kaluarën
Thashethëmet
Njerëzit jopraktikë, që gjërat i dijnë vetëm në teori
Mungesën e përkushtimit
Duart e papastërta
Mënyrën primitive të të menduarit
Pritjet e mëdha që mund t’i ketë dikush për ta
Injorimin

 

Peshqit më së shumti urrejnë

Njerëzit që tërheqin vëmendjen me qeshje të zëshme
Njerëzit që ikin nga përballja
Të nxehtit e madh
Shoferët e ngadalshëm
Interesimin për punët e huaja
Mungesën e vetëdijës për mbrojtjen e ambientit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme