Kompania gjermane Leoni AG do të hapë të mërkurën fabrikën e re në Nish të Serbisë ku do të punësohen 1,125 punëtorë, transmeton Gazeta Metro raportin e mediave serbe.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Clemens Sachs, i ka thënë mediave serbe që investimet e deritashme të kompanisë gjermane kanë arritur në 75 milionë euro dhe njoftoi për investime të reja.Me këtë fabrikë dhe me një tjetër që do të hapet në Kraljevë, kompania e fibrave optike dhe kabllove do të jetë punëdhënësi më i madh në Serbi me 11 mijë punëtorë.Leoni tashmë kishte hapur edhe dy fabrika të tjera në Serbi – më 2009 dhe 2014 – duke i paguar Serbisë rreth 130 milionë euro në taksa.
Sachs tregoi që investimi tjetër në Kraljevë do të jetë më i madhi investim i huaj në Serbi dhe do të ketë 4 mijë punëtorë.Kompania gjermane me bazë në Nurnberg ka 93 fabrika në 31 shtete të botës, kurse vitin e kaluar nga Serbia ka eksportuar mall me vlerë 145 milionë euro.