Gjermani, kapet 4.5 tonë kokainë e pastër

Në portin e Hamburgut në Gjermani është kapur një sasi rekord kokaine, plot 4.5 ton.  Droga e cila vinte nga Uruguai dhe kishte destinacion Holandën është sasia më e madhe ee kapur deri më sot në Gjermani.

4200 pako pako ishin fshehur në konteiner.  Droga ka një vlerë shitjeje prej një miliardë eurosh.  Kur punonjësit e doganës hapën dyert e konteinerit, gjetën  211 çanta sportive të zeza dhe blu. Sekuestrimi i një sasie kaq të madhe të kokaine të pastër konsiderohet goditje e forte kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kokaina e sekuestruar është shkatërruar  nga policia e antidrogës në fshehtësi dhe në masa të rrepta sigurie.

Herën e fundit që autoritetet gjermana kanë sekuestruar sasi të mëdha kokaine ka qenë në vitin 2017, kur agjensite ligjzbatuese kapen në port  gjithsej 3.7 tone droge.

Nuk dihet nese ka pasur ose jo te arestuar gjate operavcionit pasi policia gjermane eshte treguar e rezervuar nbe dhenien e detajeve.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme