Gjermani, një 41-vjeçare nga Maqedonia goditet për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj

Një grua 41-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në sy të djalit të tyre 8-vjeçar, raporton “Bild” gjerman.

Lëndimet e 41 vjeçares, siç thuhet në mediat gjermane, ishin aq të rënda, saqë ajo iu nënshtrua plagëve.

Djali i madh 16-vjeçar i viktimës ka lajmëruar policinë. Kur ai erdhi në shtëpi rreth orës 19:00, vëllai i tij i vogël po qëndronte para derës së mbyllur të banesës. Ai ishte plotësisht i shqetësuar dhe tha se nëna e tij ishte brenda e shtrirë në dysheme dhe e plagosur.

Policët e mbërritur në vendngjarje gjetën gruan të mbuluar me gjak në banesën në zonën e Cray. Mjekët e urgjencës u përpoqën të ringjallën nënën, por ajo iu nënshtrua plagëve.

Në të njëjtën kohë, policia ka nisur një ndjekje të madhe dhe dyshimi ka rënë mbi bashkëshortin e viktimës, 47-vjeçarin po ashtu nga Maqedonia i cili më vonë u arrestua nga policia.

Nuk dihen ende motivet e krimit të tmerrshëm, sipas policisë gjermane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme