Gjermani, protesta kundër padrejtësisë sociale dhe racizmit

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin mijëra persona protestuan kundër padrejtësisë sociale dhe racizmit, transmeton Anadolu.

Mijëra persona morën pjesë në protestën e organizuar nga nisma “#unteilbar” e mbështetur nga mbi 300 shoqata me sloganin “Shoqëri e drejtë në solidaritet”.

Protestuesit u mblodhën në sheshin mes portës historike Brandenburg dhe bulevardit Leipziger dhe më pas marshuan drejt bulevardit Karl-Marx-Allee.

Pjesëmarrësit protestuan kundër padrejtësisë sociale dhe racizmit si dhe kërkuan zbardhjen e krimeve raciste të kryera në Gjermani, luftimin e racizmi, rritjen e numrit të banesave sociale ku të gjithë të kenë mundësi të paguajnë qiranë, garantimin e nevojave themelore të njerëzve, zhvillimin e politikave për mbrojtjen e klimës dhe qasje për të gjithë në botë tek vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në fjalimet e mbajtura u theksua se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve që jetojnë në mirëqenie gjatë procesit të pandemisë është zgjeruar dhe se personat me të ardhura të ulëta janë prekur më shumë nga ky proces.

Po ashtu në fjalimet e mbajtura vëmendja u tërhoq edhe për situatën në Afganistan dhe vendet e tjera ku ka kriza si dhe u kërkua që vendet në Evropë të hapin dyert e tyre për refugjatët.

Policia e Berlinit tha se në protestë morën pjesë rreth 10 mijë persona ndërkohë që organizatorët thanë se shifra e pjesëmarrjes ishte 30 mijë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme