Gjermani/ Rrezikohet të çahet diga, Merkel: Situatë e tmerrshme

Kancelarja Angela Merkel ka parë nga afër këtë të diel një fshat të shkatërruar totalisht nga përmbytjet e mëdha të kësaj jave, të cilat u kanë marrë jetën deri tani 188 personave në Gjermani dhe në Belgjikë, ndërsa dëmet janë kolosale.

Një ditë më parë, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha se do të propozojë një paketë të menjëhershme ndihme që në mbledhjen e kabinetit ditën e mërkurë. Ai theksoi se do të nevojiten më shumë se 300 milionë euro për rimëkëmbjen nga përmbytjet.

Gjatë vizitës së saj, Merkel e ka përshkruar situatën si të tmerrshme. ‘Mund të them se nuk kam fjalë që mund të përshkruaj atë që ka ndodhur. Ngushëllues është fakti se si njerëzit janë solidarizuar me njëri-tjetrin duke u ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira’, tha Merkel.

Ndërkohë, shqetësuese mbetet situata e një dige të një rezervuari në Gjermaninë perëndimore, e cila rrezikon të shembet pas prurjeve tejet të mëdha. Autoritetet në Rhine-Sieg, në jug të Këlnit, thanë se situata në digën Steinbachtal është tejet kritike dhe për këtë arsye është ndërmarrë një operacion evakuimi për 4500 persona. Diga u ndërtua në vitin 1930 dhe është rinovuar 2 herë, në vitin 1940 dhe midis viteve 1988-1990.

Papa Françesku, në daljen e parë publike këtë të diel pas operacionit, ja kushtoi lutjen situatës së rëndë në Europë dhe viktimave të shkaktuar nga përmbytjet.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme