Gjermani, vitin e kaluar janë regjistruar 950 sulme anti-islame

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në sulmet anti-islame në përgjithësi në objektiv janë marrë xhamitë dhe qendrat që u përkasin xhamive

 Në Gjermani vitin e kaluar janë kryer të paktën 950 sulme anti-islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në sulmet anti-islame në përgjithësi në objektiv janë marrë xhamitë dhe qendrat që u përkasin xhamive.

Në sulme janë plagosur 33 persona ndërsa pothuajse të gjithë autorët e sulmeve vijnë nga djathtistët ekstrem.

Sulmet kanë forma të ndryshme si hedhja e gjakut të derrit nëpër xhami, dërgimi i letrave kërcënuese, sulmi ndaj grave me mbulesë, vizatimi i simboleve naziste nëpër shtëpi dhe xhami si dhe nëpërmjet shpërndarjes së shkrimeve me përmbajtje të urrejtjes nëpër rrjete sociale.

Ndërkaq bëhet e ditur se këtu nuk janë vlerësuar dëmet materiale të shkaktuara nga këto sulme.

Meqë sulmet kundër Islamit në Gjermani kanë filluar të regjistrohen për herë të parë gjatë vitit të kaluar, nënvizohet se nuk mund të bëhet ndonjë ndërlidhje apo krahasim me ato të viteve të kaluara.

Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve (ZMD) Aiman Mazjek në një deklaratë ka thënë se këto shifra nuk janë të sigurta, meqë disa nga sulmet nuk janë regjistruar. Sipas tij, tanimë muslimanët në Gjermani hezitojnë të dalin në rrugë në jetën e tyre të përditshme.

Deputetja nga Partia e Majtë, Ulla Jelpke ka shprehur shqetësimet e saj se armiqësia kundër Islamit do të mbetet e përhershme në këtë vend.

Jelpke lidhur me partinë Alternativa për Gjermaninë tha se “Armiqtë e Islamit tani më nga rruga hynë në Parlament. Ata në ulëset e Parlamentit po përpiqen të helmojnë mjedisin kundër jetesës së muslimanëve në Gjermani”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme