Gjermania bënë thirrje për integrimin sa më shpejt të Ballkanit Perëndimor në BE

Gjermania ka bërë thirrje për integrimin sa më shpejt të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërsa blloku shënon 20 vjetorin e zgjerimit të tij me 10 vende në 2004, Berlini rendit rreziqet e mundshme me te cilat mund të përballët kontinenti ne rast se Ballkani vazhdon të mbetet një “zonë gri”.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, përmes një deklaratë theksoi se ky rajon mund të “preket” nga ndikimi i Rusise, nëse nuk bëhet pjesë e unionit europian. “Zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan ose në lindje të BE-së janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Ne e dimë nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës: Zgjerimi i BE-së sonë sot është një domosdoshmëri gjeopolitike. Ne nuk mund të përballojmë zona të tilla gri, sepse për presidentin rus Vladimir Putin ato janë një ftesë për të ndërhyrë, për të destabilizuar”, tha ajo.

Ministrja e Jashtme gjermane theksoi edhe Ukrainën si nje objektiv ku duhet të jetë vëmendja e Unionit. Më anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, sipas ministres se Jashtme gjermane, Bashkimi Europian do të bëhet edhe më i fortë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme