Gjermania do të ndërtojë objekt të ri në Prishtinë për ambasadë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar sot kontratën për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

“Ndërtimi i objektit të ri të kësaj Ambasade konfirmon përkushtimin e Qeverisë Gjermane në avancimin e raporteve dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe shoqërive tona”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Prishtinës.

Që nga paslufta, Gjermania e ka ambasadën e vendosur në një objekt privat në lagjen Arbëria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme