Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të martën, tha se vendi i saj do të t’iu ofrojë leje banimi deri në 40 mijë afganëve, të cilët kanë punuar për organizata të ndryshme, nëse ata ndihen të rrezikuar, transmeton Shqip.com.
Ajo është shprehur se ata kanë të drejtë të evakuohen dhe se janë bërë fokusi kryesor i kabinetit të saj, teksa konfirmoi se shumica e policëve dhe ushtarëve gjermanë tashmë janë larguar nga Afganistani.
Shteti i Gjermanisë ka identifikuar dhjetëra mijëra njerëz që duhet të evakuohen nga Afganistani, prej të cilëve disa janë qytetarë gjermanë, si dhe grupet në rrezik, si gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, raporton Independent.
Të hënën, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, u tha gazetarëve se qeveria gjermane ka siguruar marrëveshje me Uzbekistanin për t’i lënë të hapur kufijtë e këtij shteti për personat në listën e Gjermanisë, të cilët cilësohen si të rrezikuar e që duhet të evakuohen nga Afganistani./Insajderi.com