Gjermania mbështet Kosovën me 60 milionë euro

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të protokollit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes së cilit Gjermania do të japë 60 milionë euro për Kosovën.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se është nder që nënshkruan këtë marrëveshje.

“Është nder për mua që nënshkruaj këtë marrëveshje. Gjermania është një prej donatorëve me të mëdhenj në Kosovë, tash me ketë marrëveshje ju kemi ofruar shumës së 700 milion eurove”, tha ai.

Udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider, ka treguar edhe një herë mbështetjen e tyre për Kosovën, transmeton ksp.

“Fusha e dytë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne e mbështesim Kosovën, ne do të bëjmë më shumë edhe në fushën e trajnimeve. Në fushën e tretë ne mbështesim energjinë e ripërtëritshme. Kjo shërben për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve”, tha ai.

Schattschneider po ashtu ka uruar Kosovën në fitoren e mbrëmshme të futbollit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme