Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë, thuhet në vendimin më të ri.
Qarku Göttingen ka të drejtë të dëbojë nga Gjermania kosovarin, baba të gjashtë fëmijëve. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Lartë Administrative në Lüneburg (OVG), shkruan stadtradio-goettingen.de.
36 vjeçari duhej të dëbohej, me vendimin paraprak të Gjykatës Administrative të Göttingenit e cila kishte hedhur poshtë një mbrojtje të përkohshme juridike kundër dëbimit që ai e gëzonte më parë, transmeton albinfo.ch.
Pastaj ai ka ushtruar të drejtën e ankesës në OVG-në e përmendur.
Por OVG i ka dhënë të drejtë gjykatës së shkallës së parë. Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë, thuhet në vendimin më të ri, përcjell albinfo.ch Për këtë arsye, për të hirë të ruajtjes së sigurisë publike është e nevojshme që ai të dëbohet.
Kosovari para arrestimit të tij të fundit jetonte në qarkun Göttingen ndërsa në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991, si fëmijë 10 vjeçar.
Lejes së tij të përkohshme të qëndrimit “Duldung” i kishte dalë afati në vitin 2011.