Gjermania pro Mini-Shengenit: Do të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë është përballur me shumë sfida por që sipas tij, BE’ja ka gjithmonë ka qenë e gatshme t’i zgjidh dhe tejkalojë këto sfida.


Në Novi Sad të Serbisë është duke u mbajtur për të katërtën radhë Forumi i Liderëve të Rinj, forum ky i cili filloi të premten ku mblodhi rreth 200 të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Gjatë ditës së sotme në panel të këtij forumi ishte ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici.

Siç shkruajnë mediet serbe, temë kryesore e ditës së sotme ishte “Mini-Shengeni”.

Ambasadori gjerman Schieb dhe Fabrici kanë thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë është përballur me shumë sfida por që sipas tyre, BE’ka gjithmonë ka qenë e gatshme dhe e aftë gjë t’i zgjidh dhe t’i tejkalojë këto sfida.

Sipas Fabricit në lidhje me “Mini-Shengenin”, BE’ja këtë e shikon si një vendim që kanë marrë shtetet e Ballkanit Perëndimor që në të ardhmen do ta lehtësonte anëtarësimin në BE.

“Bashkimi Evropian e shikon të ashtuquajturin “Mini-Shengen” si një element që do të lehtësojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe jo si një frenim ose pengesë për procesin e integrimit”, tha Fabrici.

Sipas tij, e rëndësishme për BE’në është që kjo iniciativë të jetë e hapur për të gjithë, domethënë për Ballkanin Perëndimor në tërësi, ku përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të përfshihet edhe Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina si dhe Kosova.

“Unë mendoj se iniciativa është në përputhje me ato që vendet po bëjnë tashmë në procesin e Eurointegrimit. Elementi i vetëm i ri është udhëtimi me një kartë identiteti. Ky është i vetmi artikull shtesë. Është e qartë se korniza politike është atje dhe për sa kohë që është në përputhje me rregullat e zgjerimit dhe ne e mbështesim atë”, theksoi më tutje Fabrici.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb kujtoi se Bashkimi Evropian e ka përmbushur qëllimin e tij kryesor si një projekt paqeje, por siç theksoi ai, BE’ja gjithmonë ka pasur sfida përpara, por se gjithmonë ka qenë në gjendje që të përgjigjet dhe të tejkalojë ato sfida, transmeton lajmi.net. Schieb tha se në vitin 2020, BE do të trajtojë tema të tilla si ndryshimi i klimës, industria, tregtia dhe euro zonën.

Ai theksoi digjitalizimin si një nga temat shumë të rëndësishme dhe shtoi se theks i veçantë do t’i kushtohet dimensionit shoqëror ulja e papunësisë, migracioni.

“Ne synojmë ta bëjmë Bashkimin Evropian shumë më efikas në përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve”, tha Schieb.

Theksojmë se Forumi i Liderëve të Rinj ka filluar të premten në Novi Sad ku ka mbledhur rreth 200 të rinj nga Ballkani Perëndimor për të diskutuar me politikanët dhe udhëheqësit e rajonit çështjet dhe sfidat që po rëndojnë në jetën e përditshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme