Gjermania të dielën e zgjedh presidentin

Të dielën më 12 shkurt, do të zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë, pasi që presidentit aktual Joachim Gauck i skadon mandati. Ndërkohë, Gauck refuzoi që të kandidohet përsëri.


Besohet që është e sigurt zgjedhja e Frank-Walter Steinmeier, ministrit të deritanishëm të Jashtëm, pasi që e ka përkrahjen e koalicionit qeverisës CDU/CSU-SPD dhe të liberalëve gjermanë. Steinmeier do të ketë tre kundërkandidatë: Christoph Butterwegge(e majta), Alexander Hold(votuesit e lirë) dhe Albrecht Glaser(Alternativa për Gjermaninë).

1203foto_clemens_bilan_epa

Presidentin e Gjermanisë e zgjedh parlamenti federal. Ai përbëhet nga 630 deputetëve të zgjedhur edhe nga 630 delegues nga krahinat gjermane. Në mes të deleguarve gjithmonë, por edhe sivjet, janë personat e njohur publikë të Gjermanisë, të cilët kësaj here, sipas renditjes së Spiegel’it, i udhëheq përzgjedhësi i kombëtares së futbollit Joachim Loew. Në mes tyre janë edhe artistë, komedian, muzikantë si dhe botues të gazetave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme