Gjest i rrallë, polici paguan dëmin e aksidentit familjes skamnore

Një aksident me dëme të vogla materiale ka ndodhur këto ditë në rrugën “UÇK” në kryeqytet, shkruan Indeksonline. Mirëpo, në këtë rast ka diçka që e veçon. Një polic i cili është marr me këtë aksident ka bërë një vepër humane, që nuk e bën secili. Ai në kushte anonimiteti ka treguar për Indeksonline se si i ka hequr obligimet e njërës palë, që në këtë rast ishte një familje me asistencë sociale.

Polici ka thënë se kur morën njoftimin, ai doli në teren për të shkuar te vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Versioni i shoferit që e shkaktoi aksidentin e ka bërë policin të paguaj të gjitha dëmet materiale, për çka këmbëngulte pala tjetër e përfshirë në aksident.

“Dëmet ishin të vogla, vetura e dëmtuar ishte e një vajze të re nga Vushtrria, kurse shkaktar i aksidentit ishte shoferi nga Prishtina. Ai filloi të tregoj se nuk ka mundësi që të bëj pagesën, duke e lutur vajzën që t’ia falte. Unë iu thash t’i largojnë veturat, por vajza e re më tha që nuk guxon të shkoj në shtëpi pa i marr të hollat për rregullimin e veturës ose raportin e aksidentit. Kurse, ky djali ishte shkaktar tregoi se është rast social dhe se vetura nuk ishte e ti j, por e kishte marr hua për ta dërguar një fëmijë te mjeku (dy fëmijë ishin në veturë) dhe se ishte duke dërguar gruan e tij që të fshinte një shtëpi në mënyrë që me ato para të blej ushqim”, tregon polici.

Ai kur ka dëgjuar rrëfimin e shoferit, i ka ofruar vajzës që t’a liroj nga pagesa shoferin, duke i thënë asaj se do ta paguaj vet ai dëmin.

“Unë konsultohem me kolegun dhe i them kësaj vajzës që pagesën e bëj unë, ajo në fillim ishte habitur pastaj pranon mirëpo më kërkon numrin e telit që nëse kushton ma lirë të m’i kthej paratë dhe u morëm vesh. Shkoj te pala tjetër dhe i ofroj disa të holla dhe i them që të shkoj në shpi sepse ishin fëmija e shqetësuar. Me gjithë vështirësitë e binda që t’i pranoj të hollat. Ky djalosh u ndie keq dhe më kërkoi numrin e telefonit në mënyrë që ta thërras nëse ndonjëherë kam nevojë për punëtor krahu”, vazhdon rrëfimin polici.

Ai ka shtuar se e bukura e gjithë kësaj e që e bëri atë të ndjehet mirë është se pas disa ditësh vajza e thirri në telefon dhe ia ktheu të hollat, për të cilat mendonte se nuk do t’ia kthente.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme