Ish-presidenti i ShBA’së, Barack Obama, kësaj radhe ka zgjedhur ta lë anash politikën, dhe të gëzojë disa fëmijë të shtrirë në spital.
I veshur si babadimër, Obama vizitoi njërën nga qendrat spitalore të fëmijëve në Washington DC, të cilët janë shprehur shumë të lumtur kur panë ish-presidentin.
Përveç kësaj, Obama interpretoi edhe këngë të Krishlindjeve bashkë me mjekët, infermierët e punëtorët të tjerë në spital.
‘Si baba i dy vajzave, mund të imagjinoj situatën në t ëcilën janë mjekët dhe infermierët për tu kujdesur për këta fëmijë… kjo është gjëja më e rëndësishme tani’, ka thënë Obama.