Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News, ka dalë me një teori të fortë konspirative për lindjen e koronavirusit. Ai raporton se ka gjasa që koronavirusi i ri të ketë dalë nga laboratori i Wuhan-it në Kinë.
Sipas këtij investigimi, virusi nuk ka dalë nga laboratori si një armë biologjike, por si një përpjekje e Kinës për të treguar se është e aftë që të identifikojë dhe të luftojë viruset me të njëjtat kapacitete si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nga burimet i tha Fox News se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohërave”.
Burimet besojnë se përhapja fillestare e virusit ishte nga njeriu te njeriu dhe se ‘pacienti zero’ punonte në laborator. Më pas virusi kaloi në popullsi në Wuhan.
Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton Fox News.
I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori… ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.
Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për të kufizuar përhapjen.
Tregu i lagësht i Wuhan-it, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.
Burimet thanë për Fox News se kjo është një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.
Zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë paralajmëruan që në vitin 2018 se Instituti i Virologjisë në Wuhan nuk ka kushtet e duhura të sigurisë. Sipas tyre, aty kryhen eksperimente të rrezikshme me koronavirusët e lakuriqëve të natës.