Gjiknuri firmos shkresën e PS, rrjeti vazhdon talljen me Taulant Ballën

Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.

Këtë të shtunë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Ramën kryeministër.

Para dy ditësh, presidenti Edi Rama prezantoi qeverinë e re me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Presidenti Ilir Meta e hodhi hapin e tij të parë konformë kërkesës së kushtetutës për ta mbledhur kuvendin e ri më 10 shtator.

Bie në sy se tani shkresat e PS po firmosen nga Damian Gjiknuri, i cili ka spostuar nga posti Taulant Ballën. Ky i fundit ka dalë duarthatë nga ndryshimet në PS dhe qeveri. Ky fakt ka shkaktuar ironi dhe meme në median sociale.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme