Gjilan: Ngrihet aktakuzë për personin i cili shkaktoi aksident fatal

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.Z., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, i cili gjendet nën masën e paraburgimit, që nga data 06 korrik 2019.

Sipas aktakuzës, më 04 korrik 2019, rreth orës 22:55 minuta, në rrugën  Uglarë-Malishevë, i pandehuri K.Z., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës ‘’Opel Vectra’’, ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet.

 Aksidenti është shkaktuar për shkak të mos përshtatjes së lëvizjes së automjetit në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, ndërsa i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 89 km/h, me ç’rast gjatë kalimit në kthesë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke kaluar në shiritin tjetër të lëvizjes, ku edhe ka goditur automjetin tjetër të markës ‘’Mercedes’’, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G.S., ku nga goditja i njëjti ka marrë lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime të lehta trupore ka marrë nëna e  tij, tani e dëmtuara F.S., si dhe bashkudhëtarët në automjetin e të pandehurit, tani të dëmtuarit B.Z., A.Z. dhe Z.Z.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin K.Z., ka shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe t’i shqiptojë dënim plotësues – Ndalimin e drejtimit të automjetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme