Gjithçka për 3 minuta: Oliver Ivanovicin e gjeti shtrirë para zyrës fqinji që doli të blejë bukë

Bashkëpunëtorja e Oliver Ivanovicit, Ksenija Bozovic, ka thënë që askush nuk ka dëgjuar të shtënat nga të cilat është vrarë Ivanovici dhe se e ka gjetur një fqinjë e cila ka qenë duke u kthyer nga marketi.

“Isha duke u përgatitur për në punë. Sekretaresh ka qenë në zyrë. E ka gjetur fqinja e parë duke u kthyer nga marketi. E ka parë të shtrirë para zyrës”, ka thënë Bozovic, transmeton gazetametro.net

Siç ka treguar kjo, fqinja i ka treguar sekretareshës e cila menjëherë ka telefonuar ndihmën e shpejtë.

“Gjithçka ka ndodhur për dy deri në tre minuta. Nuk janë dëgjuar të shtënat, nëse kanë qenë katër ose pesë të shtënë ën të janë gjetur 3 plumba”, shtoi ajo.

Në pyetje se a ka pasur kërcënime, ajo ka thënë se bashkëpunuesit e tij nuk kanë qenë në dijeni për këtë dhe se ai ka qenë njeri që i ka mbrojtur të tjerët dhe asnjëherë nuk është ankuar.

“Nuk kemi ditur asgjë, por me vet faktin se si ka shkuar situata, burgu, pastaj lirimi nga burgu, zgjedhjet… Në mes të ditës e mbyten njeriun i cili ishte nisur për punë. Njerëzit janë të shqetësuar. Nuk di as çka të them”, ka thënë Bozivic.

Bozivici është parë në spital kur familjarët dhe shoqëria kanë hyrë për herë të fundit ta shohin Oliver Ivanovicin për të i dhënë lamtumirën e fundit./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme