GJKKO jap vendimin për Bardhi Koçin/ Lë në ‘arrest shtëpie’ avokatin, kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari

GJKKO ka lënë në arrest shtëpie avokatin, Bardhi Koçi ndaj të cilit më 1 mars SPAK lëshoi masën e sigurisë arrest shtëpie.


NJOFTIMI:    

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje

të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në

nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:

  1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga

neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe

i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi

shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i

padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit

të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga

neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

  1. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe

Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.

  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e

nesërmja e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 03.03.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme