GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i avokatit të tij, Kujtim Cakrani.


Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vendimi nuk ishte surprizë dhe e cilësoi të gjithë procesin si politik.

“Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm,” deklaroi Cakrani.

“Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka. Ajo duhet të largohet, sepse nuk e bën dot këtë çështje. Kjo është një çështje politike”, tha avokati.

Avokati u ndal edhe te përplasjet brenda gjykatës, duke theksuar se pavarësisht se kërkesa e gjyqtares Irena Gjoka për të hequr dorë nga çështja u refuzua nga kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, ajo duhej të merrte një vendim për lirimin e Metës.

“Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit,” përfundoi Cakrani.

Ilir Meta ndodhet në qeli që prej hetimeve të nisura nga SPAK, ku ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, përballen me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme