GJKKO pranon ankimin e Fredi Belerit, urdhëron SPAK-u të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkën dhe bashkëshortit të saj

Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e ish kryetarit të bashkisë së Himarës, eurodeputetit Fredi Beleri, për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi. 


GJKKO ka urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj tyre, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Beleri në kallëzimin e tij ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që kishte vendosur të mos fillojë procedimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit.

Beleri kërkoi që të rishikohet vendimi i datës 27 dhjetor 2024 dhe të hapen hetime përkatëse për këto individë. SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme