GJKKO pranon zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn

GJKKO pranon zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn.


Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj  vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar  me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.

GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një
periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

Gjithashtu GJKKO  vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg” , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

NJOFTIMI

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 16.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afateve
të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në
burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe
Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme
të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar në
    nenet 112, 238, 263 dhe 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 731, datë 30.12.2024,
    vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
    të Organizuar me Nr. 731 regjistri themeltar, datë regjistrimi 16.12.2024, me
    kërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me
    objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje
    me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
    për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr.
    65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
    dhe Krimin e Organizuar”.
  3. Zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit
    personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024,
    vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
    së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit
    penal Nr. 190 të vitit 2023, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një
    periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.
  4. Zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit
    personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024,
    vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
    së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit
    penal Nr. 190 të vitit 2023 , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj,
    për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data
    04.01.2025.
    Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
  5. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
    filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 30.12.2024

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme