Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg” për ish-Presidentin e Republikës dhe kreun e Partisë së Lirisë.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, kërkoi që kjo masë të zëvendësohej me një më të butë, si “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”, duke pretenduar për shkelje të afateve procedurale nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sipas avokatëve të tij, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të cilat kërkohen me ligj për të justifikuar vazhdimin e masës së sigurisë. Kjo, sipas tyre, përbën shkak të mjaftueshëm për shfuqizimin e “arrestit me burg”.