GJKKO urdhëron hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, SPAK apelon vendimin, shtyhet seanca

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedim penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca e parashikuar për sot është shtyrë për në datën 8 maj.


SPAK kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, i shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.

Vendimi për hetim është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas një ankese të paraqitur nga Fredi Beleri. Ky i fundit akuzon Xhaçkën dhe Gaçin për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në bashkëpunim.

Seanca, e planifikuar për të premten, më 25 prill në orën 10:00, është shtyrë për në fillim të muajit maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme