GJENDJA: Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështirë.
FREKUENTIMI: Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
KUJDES: LAM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIMI SEZONAL I KOMUNIKACIONIT: Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galicica është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15 nëntor 2024.
NDËRPRERJE E KOMUNIKACIONIT: Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellës, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.