Deputeti i PD-së, Enno Bozdo e ka cilësuar si hakmarrje politike ndaj një grupi mediatik të pavarur, gjobën prej 4 milionë euro të vendosur nga organi tatimor ndaj “Prestige Resort”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Enno Bozdo shprehet se rasti i Prestige Resort është dëshmia e qartë dhe konstatimit të raportit të Departamentit Amerikanë të Shtetit.
Sipas tij, Tatimet vendosën një gjonë ndaj Prestige Resort, e cila ishte shpallur nga vetë Edi Rama si perla e Adiatikut, ndërkohë që më pas e hodhi në erë atë në vitin 2022. “Sot, tre vite më pas, qeveria shkon edhe më tej gjobit një biznes që nuk ekziston më me 4 milionë euro. Ky nuk është kontroll tatimor. Është hakmarrje politike, e drejtuar kundër një grupi mediatik të pavarur, që guxon të mos heshtë”, shkruan demokrati.
“Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, thuhet se Shqipëria është “një vend i vështirë për të bërë biznes”.
Por përtej diplomacisë, realiteti është më i hidhur në Shqipëri, të bësh biznes është sfidë, por të jesh i pavarur është rrezik.
Rasti i “Prestige Resort” është dëshmia më e qartë.
Një resort që u certifikua si “perla e Adriatikut”, nga Rama u hodh në erë nga vetë ai në dhjetor 2022.
Sot, tre vite më pas, qeveria shkon edhe më tej gjobit një biznes që nuk ekziston më me 4 milionë euro. Ky nuk është kontroll tatimor. Është hakmarrje politike, e drejtuar kundër një grupi mediatik të pavarur, që guxon të mos heshtë.
Sulmet ndaj “Prestige Resort”, “News24” dhe “Panorama” janë një mesazh me se e qartë që Edi Rama nuk duron dot fjalën e lirë. Në një vend ku gjobitet e vërteta dhe shpërblehet servilizmi, nuk ka më treg të lirë, as MEDIA të lirë”, shkruan Enno Bozdo.



