Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup dje (16.07.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 81 për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, pesë sanksione për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të kuq…
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Alsat.mk