Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 201 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 88 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për tejkalim të parregullt.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe tre të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. /Alsat.mk