Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrstë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 gjoba, nga të cilat 64 për vozitje të shpejtë, 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër sanksione për vozitje në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së nëntë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit, shtatë masa për kalim në semafor të kuq, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për mosvënien e rripit të sigurimit.