Gjobiten 91 vozitës në Shkup, 26 vozisnin në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 91 gjoba, prej të cilave shtatë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të telefonit celular.

Janë shqiptuar dhe nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 26 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (semafor të kuq), katër sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë…

Nga MPB-ja apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme