Gjobiten dhe dëbohen serbët dhe rusët e ndaluar në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, e ka shqyrtuar rastin e pesë shtetasve serbë dhe pesë shtetasve rusë, të arrestuar të martën, në fshatin Metergovc të komunës së Podujevës.

Ata akuzohetheshin për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose të vijës kufitare, të sanksionuar me nenin 146 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë, për të paraqitur aktakuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, njofton Illyria.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësor”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas pagesës së dënimit me gjobë, të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës. Të akuzuarit janë arrestuar për kalim ilegal të kufirit të martën afër fshatit Metergovc të komunës së Podujevës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme