Gjoks pule me arra

Nevojiten:

* 600 g gjoks pule
* ½ filxhan grimca buke
* Pak piper të kuq
* ½ filxhani arra
* ¼ e filxhanit majdanoz
* 1 të bardhë të vezës
* 1 lugë mustardë
* Krip, piper

Përgatitja:

1. Ngroheni furrën e shporetit në 250 gradë.

2. Në një pjatë të thellë përzieni grimcat e bukës, piperin e kuq, pak kripë dhe piper (sa mund të marrë maja e thikës).

3. Bluani arrat dhe majdanozin, hidhini në përzierjen me grimcat e bukës dhe përzieni mirë.

4. Në një enë tjetër përzieni mirë të bardhët e vezës dhe mustardën. Një nga një copat e mishit i njomni në përzierjen e të bardhëve të vezës, pastaj edhe në përzierjen e grimcave të bukës dhe të arrave, por vetëm njërën anë, ana tjetër mbetet e papërzier. Rendisni ashtu të lyera në një tepsi, ndërkaq anën e cila është lyer në përzierje le të jetë në anën e sipërme.

5. Lyeni me pak vaj ulliri dhe piqeni derisa mishi të marrë nuancat e ngjyrës së gështenjtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme