Një zënkë me motive dashurie ka përfunduar me një vajzë të lënduar pasditen e sotme në Çair. Policia ka konfirmuar të shtënat duke informuar se me plagë ka përfunduar një vajzë me inicialet A.GJ. Mësohet se vajza është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas MPB-së, zyrtarët e policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e rastit.