Gjuha shqipe/ Uniformat e Policisë do të rregullohet me tender të posaçëm – Toshkovski: Janë bërë në përputhje me ligjin, rregulloren e sjellë nga vitit 2018

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Çështja e mbishkrimit të uniformave në dy gjuhë, përkatësisht të emblemave në uniformat e policisë do të rregullohet me tender të posaçëm, shkruan Alsat.

Kështu deklaroi, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti i cili shpjegoi se duke u bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, emblemat e policisë do të jenë në dy gjuhë në komunat që parashikohet me ligj.

“Nëpërmjet bexhave ashtu janë ndarë edhe në të kaluarën edhe tash, janë në tenderim të posaçëm për uniformat dhe tenderim të posaçëm për bexhat. Në komunat ku janë me shumicë shqiptare duhet të përdoret dy gjuhësia siç përdoret te zjarrfikëset dhe shëndetësi, bexhat do të jenë në dy gjuhë”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.

Sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski prokurimi publik për mbishkrimet nëpër uniformat e policisë është bërë në përputhje me ligjin, përkatësisht rregulloren e sjellë nga vitit 2018.

“Ai ligj është nga viti 2018. BDI kishte mundësi në të kaluarën ta zbatojë. Në hapat që po ndërmerren nga ana jonë, po veprojmë sipas ligjit dhe rregulloreve të cilat përsëri do të them se kjo rregullore është sjellë në kohën kur në pushtet ishin BDI dhe LSDM”, u shpreh Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Sipas tenderit të shpallur së fundmi nga ana e MPB-së, një nga kushtet që duhet plotësuar për përgatitjen e uniformave, është që në shpinën e xhaketave, duhet të shkruajë “ПОЛИЦИЈА„ në alfabetin cirilik.

Neni 8 paragrafi 3 nga Ligji për përdorimin e gjuhëve qartë thotë se uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe shëndetësisë, në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.

Kjo masë edhe pse ishte përfshirë në ligj, kishte mbetur të rregullohet përmes akteve nënligjore, përkatësisht dekreteve për zbatimin e tyre. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme