Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

Gazetare: Ajnur Bafqari

Narrativë për gjenocid dhe etnocid të popullit maqedonas, narrativë për bullgarizim, dezinformata dhe manipulime për çështje historike, dezinformata lidhur me rrezikun për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe narrativë antiperëndimore dhe antievropiane. Këto ishin disa nga dezinformatat që kanë qarkulluar nëpër media gjatë raportimit për ndryshimet kushtetuese, e që i nxjerr në pah analiza e Institutit për media dhe analitikë.

“Në kontekstin e ndryshimeve kushtetuese përsëri aktivizohej dhe Akoma është aktiv grupacioni I propaganduesve pro rus, që janë të lidhur me emrin ‘manifesti maqedonas’, ku shkruhen letra të hapura jo vetëm ndaj Putinit dhe liderët e tjerë, promovuan narrative antiperëndimore dhe antievropiane, të mbushura me dezinformata dhe teori të konspiracionit, që e kanë forcuar narrativin për gjenocid identitar”, tha Zharko Trajanovski, autor i hulumtimit.

Në publikimin e titulluar “Ndryshimet kushtetuese në media, dezinformatat, manipulimet mediatike gjuha e urrejtjes” theksohet se gjatë kësaj periudhe në disa media ka pasur përshkallëzim të gjuhës së urrejtjes.

“Nëse në periudhën e kaluar kur bënim analiza për gjuhën e urrejtjes gjatë kohës së propozimit francez, nëse atëherë kemi thënë se ka shpërthyer, tani shohim eskalim të atij shpërthimi…24:57 Jo rrallëherë, kryesisht në rrjetet sociale, ky lloj I gjuhës së urrejtjes përfundon edhe me thirrje për likuidim fizik”, tha Zoran Bojarovski, autor i hulumtimit.

Njëri nga autorët e kësaj analize, Sefer Tahiri tha se në këtë drejtim mediat në gjuhën shqipe kanë pasur një qasje më objektive. Por gjatë kësaj periudhe, këto media ndryshimeve kushtetuese u janë qasur edhe nga një tjetër dimension, siç është shfrytëzimi I momentit të hapjes së kushtetutës për ndryshimin e përkufizimit statistikor të gjuhës shqipe, si gjuha e 20 përqindëshit dhe zëvendësimi I saj me emrin gjuha shqipe.

“Vlerësoj se mediat në gjuhën shqipe kanë pasur qasje objektive, korrekte dhe të balancuar, sa I përket prezantimit të qëndrimeve të faktorëve të ndryshëm politik, por me një theks se kanë pasur qëndrim kritik ndaj pozivioneve të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e cila cilësohet si bllokuesja kryesore e proceseve integruese”, tha Sefer Tahiri, autor i hulumtimit.

Duke ju referuar raportit të Reporterëve pa kufij, në analizë konstatohet se polarizimi politik përforcohet përmes sistemeve paralele mediatike, të krijuara nga partitë e pushtetit apo opozitës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme