Gjukanoviç në darkën e liderëve të Ballkanit në Nju Jork: Rikthimi i ideve të viteve 90-ta kërcënon stabilitetin e Ballkanit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, konsideron se po ndjehen refleksione të “trazirave politike globale” dhe këto trazira kanë sjellë rikthimin e sërishëm të “disa ideve retrograde” që kërcënojnë Ballkanin, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”

Gjukanoviç këtë e tha pas darkës joformale punuese të liderëve të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i të cilës ishte përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme edhe siguri Joseph Borrell, duke vlerësuar se idetë retrograde politike kryekëput janë të frymëzuara në ri-kompozimin e kufijve në Ballkanin perëndimor dhe krijimin e kushteve për formimin e shteteve nacionale homogjene të zmadhuara.

“Kam theksuar se këto ide i konsideroj retrograde dhe absolutisht shkatërruese, gjë që shihet nga humbjet që kemi pasur në hapësirën e ish-Jugosllavisë në vitet 90-të, e që janë pasojë direkt e ideve të atëhershme të ngjashme me idetë e sotme”, tha Gjukanoviç përmes një komunikate për media.

Sipas Gjukanoviç, kjo është diçka që kërcënon jo vetëm profilin e Malit të Zi si vend qytetar, sekular edhe pro-evropian, por edhe stabilitetin e Ballkanit, me këtë rrezikohet stabiliteti evropian dhe fokusimi në prosperitetin dhe konkurrencën në Evropë si shtëpi të përbashkët.

“Kam përshtypje se të gjithë biseduesit e kanë kuptuar mirë vërejtjen time, së bashku kemi ftuar BE që përmes iniciativës së përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme Borel të shtojë përpjekjet, për të mbështetur Ballkanin perëndimor që së afërmi të mund të bëhet pjesë e perspektivës evropiane”, tha Gjukanoviç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme